Ky është boksieri më i mirë në planet sipas Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov ka dhënë mendimin e tij rreth boksierit më të mirë të peshave të rënda.

Sport

15/06/2019 14:31

Sipas luftëtarit të UFC, është Tyson Fury më i miri në planet, në kategorinë e peshave të rënda.

Rikthimi i Fury në botën e boksit ishte një mrekulli në vete, pas kohërave të vështira që kaloi britaniku, me depresionin dhe abuzimet me drogën.

Pas tri viteve larg ringut, ‘Gypsy King’ u kthyer për të kontestuar titullin e WBC kundër Deontay Wilder, në një ndeshje që përfundoi baras, por që për shumë kë fitues ishte Fury.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, Khabib Nurmagomedov beson se Tyson Fury është boksieri më i mirë i peshave të rënda.

“Mendoj se Tyson Fury është më i miri. Në mendimin tim, në boks, ai është më i miri momentalisht” ka thënë Nurmagomedov, transmeton lajmi.net.

“Nëse sheh luftën e tij ndaj Wilder, pa nokautin, ai e mposhti atë” ka thënë tutje rusi.

“Ndoshta jam gabim dhe u kërkoj falje djemve të tjerë, më pëlqejnë të gjithë dhe i respektoj” ka thënë ndër të tjerash Khabib.

Fury do të zbres sonte në ring, për përballjen kundër Tom Schwarz. /Lajmi.net/