Ky është artisti i radhës që do të performojë në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë
Sot, organizatoret e festivalit “Sunny Hill” kanë filluar t’i publikojnë emrat e artistëve që do performojnë në këtë festival. Pas artistëve “Fedezit” dhe Dren Abazit, këngëtari i radhës që do të performojë aty është kantautori italian, Tananai, shkruan lajmi.net. Këtë e kanë bërë të ditur vet organizatoret me anë të një postimi në Instagram. “Ju…

ShowBiz
Sot, organizatoret e festivalit “Sunny Hill” kanë filluar t’i publikojnë emrat e artistëve që do performojnë në këtë festival.
Pas artistëve “Fedezit” dhe Dren Abazit, këngëtari i radhës që do të performojë aty është kantautori italian, Tananai, shkruan lajmi.net.
Këtë e kanë bërë të ditur vet organizatoret me anë të një postimi në Instagram.
“Ju lutemi mirëpresim @tananaimusica – një nga personazhet dhe kantautorët më interesantë në skenën muzikore të Italisë! Tashmë e dini se do të jetë flak, me dikë aq të mirë sa Tananai!”, thuhet në postimin zyrtar të festivalit Sunny Hill.
Ndryshe organizatorët kanë njoftuar se biletat “Believers” të cilat janë blerë për në Prishtinë, do të vlejnë edhe për atë në Tiranë. /Lajmi.net/
View this post on Instagram