Ky është 64-vjeçari i vrarë nga vëllai në Suharekë

Ismet Gegaj nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës ka mbetur i vrarë pas një zënke për pronë me vëllanë Bajram Gegaj.

Lajme

17/03/2019 16:42

Siç u bë e ditur, i dyshuari Bajram Gegaj e qëlloi për vdekje 6 herë me armë të vëllanë Ismetin.

Po ashtu gjatë ditës u raportua se në këtë rast ka mbetur e plagosur edhe gruaja dhe djali i tij, me inicialet B.G.

Sipas informacioneve, gruaja në fjalë është në gjendje shumë të rëndë.

Në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Studençan të komunës së Suharkës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është qëlluar nga vëllai i tij pas një konflikti rreth një prone, shkruan lajmi.net.

“Për rastin e dytë diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një vrasje dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se viktima e rastit më herët ishte dënuar 14 vite për një vrasje të kryer. /Lajmi.net/