Ky ekip luan “gjithmonë” 0:0 në Evropian

Italia është skuadra me rekordin e rezultateve 0:0 në histori të Kampionateve evropiane.

Sport

08/06/2016 14:02

Italia mban një rekord të padëshiruar nga Kampionatet evropiane.

“Azzurrët” janë ekipi me numrin rekord të ndeshjeve të mbyllur me rezultatin 0:0.

Ata kanë mbyllur plot tetë ballafaqime pa gola: kundër Ish Bashkimit Sovjetik më 1968, kundër Spanjës dhe Belgjikës në Evropianin e vitit 1980, Gjermanisë në “Euro 96”, Holandës më 2000, Spanjës më 2008 dhe në fund Anglisë më 2012, përcjell “Lajmi.net”.

A do të vazhdojë seria edhe në Francë, mbetet të shihet.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.