Ky do të jetë trajner i Realit pas Benitezit
Luis Fernandez beson se Zinedine Zidane do të jetë trajner i ardhshëm i Real Madridit pas Rafael Benitezit.

Sport
Luis Fernandez ka mbështetur Zinedine Zidanen për të drejtuar Real Madridin pas Rafael Benitezit.
Fernandez, i cili ka drejtuar Athletic Bilbaon, Espanyolin dhe Real Betisin, kurse tani udhëheq Guinean, beson se “Los Blancos” janë duke përgatitur terrenin për Zidanen.
“Benitez nuk e ka stilin e njëjtë me Ancelottin”, deklaroi ai.
“Reali është duke u përgatitur për Zidanen, dhe mendoj se ai do të jetë trajner i ardhshëm i Real Madridit”, u shpreh Fernandez.