Ky do të jetë sezoni i fundit i Robben me Bayern Munich

Arjen Robben ka konfirmuar se pas këtij sezoni do të largohet nga Bayern Munich.

Sport

03/12/2018 18:00

Pas 10 viteve me skuadrën, holandezi ka vendosur që të largohet nga “Allianz Arena”, shkruan “BBC”, transmeton lajmi.net.

Holandezi pati një karrierë të jashtëzakonshme me Bayern Munich, ku edhe e ka fituar Ligën e Kampionëve.

Goli i tij në finalen e “Wembley” ishte vendimtarë për skuadrën e tij, kundër Borussia Dortmund.

Ai ka shënuar 98 gola në 198 paraqitje në Bundesliga me gjigantët bavarez.

Robben ka fituar plotë shtatë herë ligën e Gjermanisë dhe njëherë  Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/