Ky do të jetë moti gjatë kësaj stine të verës

Qysh tani më të hyrë në muajin qershor temperature kanë filluar të ngriten për të ngjasuar më temperaturat taman verore, që do të kalojnë 30 gradë.

Lajme

03/06/2015 15:12

Meteorologë nga Ballkani parashohin se temperaturat do të jenë nga 28 deri në 33 gardë Celsius.

Në 15 ditët e para të qershorit pritet një mot me diell e kryesisht i thatë me të reshura të herë pas hershme.

Në gjysmën e dytë të qershorit pritet mot i ndryshueshëm dhe më i freskët, transmeton Koha.net. Pritet që temperatura në ato ditë të jetë 23 – 24 gradë celsius.

Në korrik moti do të jetë më i thatë se sa në qershor. Temperatura mesatare pritet të jetë 29 gradë ndërsa në gusht ajo pritet të jetë 30 gradë.

Shërbimi Accuweather thekson se të nxehtit gjithë Ballkanin do ta përfshijë gjatë tërë gushtit.

Temperaturat e parapara:

Qershor – 26.9 gradë celsius

Korrik – 28,9 gradë celsius

Gusht – 30 gradë celsius

Shtator – 24,4 gradë celsius