Ky anëtar i One Direction është bërë baba (FOTO)

Louis Tomlinson është bërë baba, ish-e dashura e tij ka sjellë në jetë fëmijën e parë.

ShowBiz

22/01/2016 21:42

Është mësuar se Briana Jungwirth, stilistja e LA e cila ka qenë në lidhje me Tomlinson, anëtarin e One Direction, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre.

Në korrik është marë vesh se ajo është shtatzënë. gjë për të cilën këngëtari më vonë ka thënë se është shumë emocionuese, transmeton lajmi.net.

Louis Tomlinson dhe Briana janë takuar në fillim të vitit të kaluar, pasi Louis është ndarë nga e dashura e tij prej një kohe të gjatë ndërsa shtatzënia ishte e paplanifikuar dhe ai tashmë është në lidhje me aktoren Danielle Campbell./lajmi.net

Louis Tomlinson, Briana Jungwirth