Kuzma ylli i Lakers, mposhtin Kings bindshëm

Los Angeles Lakers ka triumfuar në udhëtim te Sacramento Kings me rezultat bindës 115-94.

Sport

03/04/2021 09:34

Kyle Kuzma ka qenë lojtari më i mirë në këtë ndeshje, duke shënuar 30 gola, tri asistime dhe pesë kërcime, shkruan lajmi.net.

Skuadra ne Los Angeles po luan pa dy yjet e skuadrës, LeBron James dhe Anthony Davis, të cilët vazhdojnë të jenë të lënduar.

Ata kësisoj edhe kanë humbur pozitën e dytë në tabelë, derisa tani kanë 31 fitore dhe 18 humbje, duke u renditur kështu në vendin e katërt.

Ndeshja e ardhshme e tyre do të jetë në shtëpi ndaj Clippers./Lajmi.net/