“Kuzhinieri më i mirë në botë” gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, dyshohet për vetëvrasje (Foto)

Kuzhinieri me famë botërore u gjend i vdekur në apartamentin e tij në Zvicër, ku dyshohet të jetë vetëvrasje. Kjo ndodhi vetëm pak muaj pasi restauranti i tij u emërua ndër më të mirët në botë.

Bota

01/02/2016 12:27

Benoit Violier, 44 vjeçarë kishte tre restaurante të tij në Zvicër, dhe si i tillë ai hyri në rendin e 50 restauranteve më të njohura në botë. transmeton lajmi.net.

Së fundi ai kishte festuar, dhe tha:” Është e mahnitshme dhe e papritur për ne. Kjo fitore vetëm do të na motivojë për më tutje”.

Violiers kishte lindur në një familje të pasur verë bërësish, dhe karriera e tij nisi shumë herët duke korrur suksese vit pas viti.

Por kjo tragjedi i shokoi familjarët dhe të gjithë njerëzit që e njihnin punën e tij.

Policia tha se rasti është nën hetime, mirëpo familja Violier kërkoi të ketë privatësi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Pierre Gagnaire, një tjetër shef me famë botërore, shkroi në Twitter “Ngushëllimet e mia për familjen e Benoit Violier. Një lajm i tmerrshëm për kuzhinierin më të talentuar”.

Jean Francois Piege, gjithashtu shkroi: ”Kuzhinier i pafund, dhimbje e pafundshme, ngushëllimet e mia për familjen dhe ekipin e tij.

Vdekja e Violierit megjithatë nuk është vrasja e parë e njohur nga kuzhinierët me famë botërore në Francë. /lajmi.net