Kuvendi të enjten me minus 50 deputetë

Mbi 50 deputetë të Kuvendit të Kosovës pritet mos të jenë të pranishëm këtë të enjte në seancën plenare, për shkak se mbi 20 prej tyre nga radhët e PDK-së dhe LDK-së janë në udhëtime e zyrtare jashtë shtetit dhe 30 të tjerë ligjvënës të opozitës kanë paralajmëruar bojkotimin e punimeve.

Lajme

29/09/2015 23:58

Ndonëse është planifikuar që këtë të enjte (1 tetor)  Kuvendi i Kosovës t’i vazhdojë punimet me pikat e mbetura, megjithatë ka gjasa që mungesa e kuorumit të çojë deri te dështimi i seancës, transmeton zeri.info.

Kjo pasi 20 deputetë të PDK-së dhe LDK-së janë nëpër udhëtime zyrtare dhe pas paralajmërimit të opozitës për bojkotim të seancave.

Kryesia ka planifikuar që të enjten të mbahet vazhdimi i seancës, ndërkaq të premten seancë e re.