Kuvendi shtyn debatin për MSA

Me kërkesë të lëvizjes Vetëvendosje Kuvendi i Kosovës shtyu debatin për ecurinë e procesit të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Lajme

19/12/2013 14:35

Kuvendi i Kosovës shtyu debatin parlamentar lidhur me ecurinë e procesit të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Mocionin për heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës u bë nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, me arsyetimin se nuk ka material për të cilin do të mund të diskutonin.

Megjithatë, grupet parlamentare ishin të ndarë rreth saj, pasi pozita ishte pro debatit, derisa opozita ishte kundër.

Ps hedhjes në votim, mocioni i Vetëvendosjes, mori 54 vota pro, 28 kundër dhe 2 abstenime.

Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku, tha se ajo nuk ka ende marrëveshje për këtë çështje, të cilën do të mund ta sillte në Kuvend për diskutim.

Por, sipas saj, ajo ka kërkuar këtë debat vetëm për të diskutuar se ku janë në këtë proces.

Grupi Parlamentnar i LDK;së paraqiti një mocion për ta hequr nga rendi i ditës pikën e dhjetë për rekomandimin e Komisionit për Arsim, Kulturë, Sport Administratë Publike, dhe Media, për shkarkimin e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

Mocioni nuk mori votat e mjaftueshme, pasi për ishin 29 deputetë, kundër ishin 40 ndërsa 3 abstenuan.

 

(Kosovapress, lajmi.net)