Kuvendi shkon në pauzë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë.

Lajme

31/10/2018 14:12

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak se kryesuesi i saj, Xhavit Haliti ka kërkuar që të shkohet në pauzë, raporton lajmi.net.

Haliti ka thënë se seanca do të vazhdojë në ora 15:15.

Edhe pse seanca u thirrur që të diskutohet rreth rezolutës për dialogun ka pasur përplasje të vazhdueshme mes deputeteve të Kuvendit, deputetët akoma nuk i kanë përfunduar diskutimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me këtë rezolutë në mënyrë që ajo të votohet.

Kujtojmë se kjo seancë e jashtëzakonshme është bërë me inicimin e LDK-së, ku kjo e fundit ka kërkuar që të miratohet një rezolutë në Kuvendin e Kosovës nga e cila kërkohet që presidenti i vendit Hashim Thaçi të mos e diskutoj në bisedimet me Serbinë korrigjimin e kufijve. /Lajmi.net/