Kuvendi sërish dështon ta zgjedhë Avokatin e Popullit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe në seancën e sotme nuk arritën që të zgjedhin Avokatin e Popullit. Kështu, Kuvendi i Kosovës për herë të dytë dështon. Konkursi për këtë post do të rishpallet brenda 30 ditësh.

Lajme

27/03/2014 17:53

Në raundin e dytë të votimit mbetën vetëm kandidatët Hilmi Jashari dhe Gjyljeta Mushkolaj. Asnjë prej tyre nuk arriti që të marrë votat e mjaftueshme që të zgjidhet në këtë post.

Hilmi Jashari mori 43 vota ndërsa Mushkolaj 41. Dy vota u shpallën të pavlefshme.

Kjo është hera e dytë që Kuvendi i Kosovës nuk arrin që të zgjedh Avokatin e popullit. Një dështim të njëjtë kishte pasur edhe të mërkurën e javës së kaluar.

Tashmë, Kuvendit i mbetet që në afat prej 30 ditësh të rishpall konkursin për Avokatin e Popullit.