Kuvendi nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Lajme

04/03/2019 16:16

Nesër me fillim prej orës 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, raporton lajmi.net.

Në njoftimin për medie, Kuvendi ka bërë të ditur se kjo seancë e jashtëzakonshme ka të bëj me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

“Debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. /Lajmi.net/