Kuvendi miratoi ligjin që financon mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Lajme

03/08/2015 22:35

Me 61 vota pro, 10 vota kundër dhe 4 abstenime.

Edhe pse Lista Srpska nuk ka mbështetur projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Më herët kundër këtij ligji kishte votuar në mbledhjen e Qeverisë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, kishte votuar kundër këtij ligji.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, më herët është miratuar edhe ligji për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorin Special që ishte votuar edhe nga lista e deputetëve serb.

Këtë seancë e kanë bojkotuar deputetët e partive opozitare.