Kuvendi i sqaron Besa Gaxherrit  se çarja e gomave ka ardhur për shkaqe objektive dhe të pamenaxhueshme

Për hir të sqarimit të opinionit publik dhe në funksion të shmangies së keqinterpretimeve lidhur me çështjen e ngritur nga deputetja Besa Gaxherri, në seancën e datës 2 mars 2017, përkitazi me çarjen e gomave të një automjeti zyrtar, Zyra e Sekretarit, pas marrjes së informacioneve shtesë, ka dhënë këtë sqarim:

Lajme

06/03/2017 18:11

  1. Bashkëndiejmë shqetësimin me deputeten Besa Gaxherri dhe pasagjerët e tjerë dhe njëkohësisht shprehim keqardhjen tonë për rastin.
  2. Vlerësojmë se para deklarimeve publike për raste të tilla, është e udhës që shqetësimet të adresohen në relacionet e brendshme institucionale, për të marrë edhe sqarimet përkatëse.
  3. Konfirmojmë që në automjetin me targa 2Z 027 02, më datë 26. 02. 2017, gjatë lëvizjes në relacionin Durrës-Prishtinë, ka ndodhur çarja e dy gomave, në intervale të ndryshme kohore, ndërsa automjeti nuk ka pësuar asnjë dëm tjetër dhe me të ka vazhduar udhëtimi për në Prishtinë.
  4. Automjeti ishte i pajisur me goma të tipit “Hankok”, nga data 23. 12. 2010, por të përdorura vetëm gjatë sezonit dimëror.
  5. Të njëjtat goma, për sezonin dimëror 2016-2017 i janë vendosur automjetit më 14. 11. 2016. Në momentin e vendosjes, gomat kanë pasur të kaluar 12 780 km, ndërsa në kohën e çarjes, 16 826 km.
  6. Bazuar në faktet e lartpërmendura, konstatojmë me përgjegjësi se deri te çarja e gomave ka ardhur vetëm për shkaqe objektive dhe të pamenaxhueshme.
  7. Sqarimi ka të bëjë me heqjen e dilemave lidhur me kualifikimet dhe pretendimet që janë shfaqur në mënyrë të njëanshme në seancë.