Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër dënon dhunën në Kosovë, propozon zgjedhje për tejkalim të situatës

Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër (KSHZ), me anë të një komunikate ka reaguar për krizën politike dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

Lajme

04/12/2015 09:26

Ky Kuvend ka dënuar dhunën në Kosovë, që është përdorur si nga policia e po ashtu edhe nga parttë opozitare dhe përkrahësit e tyre.

“Nga aspekti demokratik dhe ligjor, (KSHZ) e konsideron të papranueshme shkeljen e vlerave dhe të ligjit, por edhe përdorimin e çdo lloj dhune në Kosovë, pa marrë parasysh nga cila anë vjen. Pra, edhe pse përgjegjësia origjinale e shqetësimit i takon qeverisë, përdorimi i dhunës në Parlament nuk i bën nder Kosovës dhe nuk e prezanton atë para botës”.

“Gjithashtu, përdorimi i dhunës nga pushteti gjatë një manifestimi paqësor, arrestimi nga shumë javë dhe gjatë manifestimit të anëtarëve dhe figurave kryesore opozitare nuk janë të pranueshme. Në një shtet në të cilin qeveria e konsideron si shtet demokratik dhe i së drejtës, hyrja në seli të një partie opozitare pa mandat dhe okupimi i saj nuk është i pranueshëm dhe nuk arsyetohet në asnjë mënyrë”.

(KSHZ) me anë të kësaj komunikate të cilën e transmeton Albinfo, konsideron se veprat e qeverisë aktuale dhe metodat e përdorura kundër partive opozitare nuk mundësojnë më që të zhvillohet demokracia dhe liria e shprehjes, e bashkimit dhe e mendimit, pra që janë antidemokratike dhe jo ligjore. Vazhdimi i politikës konfrontuese, ngre pa dyshim rrezikun që vendi të rrëshqasë edhe më shumë në dhunë dhe në një konflikt të brendshëm qytetar.

“(KSHZ) konsideron që politika e jashtme, por gjithashtu edhe e brendshme e qeverisë nuk reflekton vullnetin e popullit, i cili është i plotfuqishëm në një shtet demokratik dhe të Drejtësisë, dhe sipas të cilit nuk i mbron interesat e Republikës së Kosovës”.

“KSHZ kërkon pra, nga pushteti, si bartës kryesor i përgjegjësive në vend, të lirohen menjëherë, të gjithë të burgosurit dhe të gjithë të ndaluarit në bisedat e ashtuquajtura “informative”. Ai kërkon gjithashtu nga pushteti, që të ndërpritet menjëherë çdo lloj dhune dhe vepre jashtëligjore”.

“(KSHZ) kërkon që të gjithë udhëheqësit politik, në pozitë apo në opozitë, të respektojnë ligjin dhe organet ligjore të Republikës së Kosovës, dhe demokracinë e saj, çka nënkupton që të pranojnë të përgjigjen pa afat para ligjit për veprat, urdhrat dhe vendimet e tyre dhe që të pranojnë të gjitha pasojat”.

“KSHZ kërkon në fund nga pushteti dhe opozita që, për të rifituar legjitimitet për të qeverisur shtetin dhe për kohezion kombëtar, të fillojnë pa afat biseda ndërmjet pushtetit dhe opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 3 muajsh”, thuhet në komunikatën e Kuvendit Shqiptar të Zvicrës. / Albinfo.