Kuvendi i kthen mbrapsht qeverisë Projektligjin për Përgjimet
Projektligji për Përgjimet nuk ka marrë votat e mjaftueshme për tu miratuar në seancën e sotme në Kuvend.

Lajme
Me 74 vota kundër, 3 vota pro dhe 5 abstenime, projektligji për Përgjimet, nuk k a kaluar dhe i është kthyer qeverisë rishqyrtim.
Të gjitha grupet parlamentare në Kuvend kanë kundërshtuar këtë projektligj, me arsyetimin se nuk është qartësuar caktimi institucionit që do të kontrollonte dhe jepte të drejtën për përgjim. Me këtë projektligj ekziston frika se do të mund të cenohej privatësia e qytetarëve. (lajmi.net)