Kushtrim Bajraktaraj vazhdon me suksese, i artë në Kampionatin Ballkanik në Greqi

Kushtrim Bajraktaraj po vazhdon të arrijë suksese të mëdha në sportin e bodybuildingut.

Sport

19/05/2019 11:54

Kampioni i shumëfishtë i Kosovës ka arritur edhe një sukses tjetër, në një garë të madhe të bodybuildingut.

Bajraktaraj ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 85 kg në Kampionatin ballkanik në Greqi, transmeton lajmi.net.

Bajraktaraj arriti që të fitojë medaljen e artë, një tjetër sukses i madh në karrierën e tij dhe për bodybuildingut kosovar.

Më herët gjatë këtij viti Bajraktaraj kishte fituar edhe medalje të bronztë në ‘Santoja Cup’ ku kishte garuar në kategorinë -85 kilogramë, si dhe medalje të argjendtë në kampionatin evropian IFBB 2019. /Lajmi.net/