Kushtrim Bajraktaraj, nënkampion i botës në Dubai

Kushtrim Bajraktaraj është kthyer me medalje nga Kampionati botëror i bodybuildingut në Dubai.

Sport

11/11/2019 11:00

Kushtrim Bajraktaraj s’ka të ndaluar në sukseset e tij në arenën ndërkombëtare të bodybuildingut.

Kampioni i shumëfishtë i Kosovës ka arritur të fitojë edhe një medalje të rëndësishme, duke u veçuar në mesin e 27 garuesve.

Bajraktaraj është shpërblyer me medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 80 kilogramë në Kampionatin botëror të bodybuildingut të zhvilluar në Dubai, transmeton lajmi.net.

Ky është një tjetër sukses i radhës për Bajraktarajn i cili së fundmi kishte fituar edhe medaljen e bronztë në Ifbb Diamond Cup Maqedoni 2019, madje duke garuar me konkurrencë mbi kategorinë e tij. /Lajmi.net/