Kushtrim Bajraktaraj ia sjell edhe një medalje Kosovës

Kushtrim Bajraktaraj vazhdon të arrijë suksese të mëdha në sportin e bodybuildingut.

Sport

14/10/2019 17:57

Kampioni i shumëfishtë i Kosovës ka arritur një sukses të ri në një garë të madhe të bodybuildingut.

Bajraktaraj ka fituar medaljen e bronztë në Ifbb Diamond Cup Maqedoni 2019, transmeton lajmi.net.

Medalja e tij ka edhe më shumë rëndësi sepse ai e fitoi mbi kategorinë e tij deri në 80 kg sepse nikoqiri vendosi t’i bashkojë kategoritë 85 dhe 90 kg.

Bajraktaraj arriti që të fitojë medaljen e bronztë, një tjetër sukses i madh në karrierën e tij dhe për bodybuildingun kosovar.

Për më tepër, kjo është medalja e katërt që ai ia sjell Kosovës gjatë vitit 2019. /Lajmi.net/