Kushtetuesja vendos për Isa Mustafën deri më 31 gusht

Gjykata Kushtetuese pritet që para 31 gushtit ta shpall aktgjykimin mbi kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës kryeparlamentar. Kjo për faktin se në fund të këtij muaji u skadon mandati tre gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Lajme

10/08/2014 10:27

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është duke funksionuar me tetë gjyqtarë, për sa kohë që vendimet nuk mund t’i marrë pa pasur një kuorum prej së paku shtatë anëtarësh, shkruan gazeta Tribuna.

Bashkimi Evropian është duke siguruar që të ketë vazhdimësi në punën e gjykatësve ndërkombëtarë edhe pas 1 shtatorit. Për “momentin jemi në proces të finalizimit të aranzhimeve”, kanë thënë zyrtarë të BE-së për Tribunën