Kushtetuesja publikon vendimin e plotë: Zgjedhja e Mustafës kundërkushtetuese, PDK grupi më i madh parlamentar
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e plotë lidhur me parashtresën e PDK-së për seancën konstituive të 17 korrikut. Në interpretimin e vendimit ku zgjedhjen e Isa Mustafës si kryetar Kuvendi e cilëson kundër kushtetuese, vlerëson se kandidati për kryetar duhet të propozohet nga partia ose koalicioni i cili ka fituar shumicën në zgjedhje.

Lajme
Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka vlerësuar se grupi më i madh parlamentar është ai i cili ka fituar zgjedhjet në bazë të regjistrimit si parti ose koalicion në KQZ e jo koalicionet paszgjedhore.
“Kushtetuta, ne nenin 64 (1), percakton se, me rastin e strukturimit te Kuvendit, vendet duhet te ndahen ne proporcion me numrin e votave te fituara ne zgjedhjet për Kuvend. Ndarja behet ndermjet partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidateve te pavarur, ne proporcion me rezultatet ne zgjedhjeparlamentare. Kjo do te thote se partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidateve te pavarur u jepet ai numer i vendeve, barazuar me mandate te deputeteve, qe korrespondon proporcionalisht me votat qe kane fituar ne zgjedhje, duke pasur parasysh se keto parti, koalicione, iniciativa qytetare dhe kandidate te pavarur kane kaluar pragun. Kushtetuta i jep prioritet rezultateve te zgjedhjeve si kriter. Kjo vlen per parti dhe per koalicione qe jane regjistruar si te tilla per te marre pjese ne zgjedhje, si dhe per iniciativa qytetare dhe per kandidate te pavarur”, thuhet në interpretim të vendimit të Kushtetueses.
“Gjykata rithekson se perdorimi i termeve ‘parti politike ose koalicion’ lidhur qe u permenden ne lidhje me nenin 84 (14) dhe nenin 95 paragrafi 1 dhe 4 te Kushtetutes nenkuptohet partia politike ose koalicioni qe eshte regjistruar sipas Ligjit per Zgjedhjet e Pergjithshme, merr pjese si subjekt zgjedhor, eshte i perfshire ne fletevotim te zgjedhjeve, e kalon pragun dhe, kesisoj fiton vende ne Kuvend” (Shih rastin K0103/14, Presidentja e Republikes se Kosoves perkitazi me vleresimin e piirputhshmerise se nenit 84 (14) [Kompetencat e PresidentitJ me nenin 95 [Zgjedhja e QeveriseJ te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, Aktgjykim i 1 korrikut 2014)”.
“Per me teper, Gjykata vendosi qe u partia politike ose koalicioni mund te jete vetem ajo qe ka fituar numrin me te madh te votave ne zgjedhje, respektivisht numrin me te madh te vendeve ne Kuvend”, thuhet më tej.
“Rrjedhimisht, grupi me i madh parlamentar, sipas nenit 67 (2) te Kushtetutes, duhet te konsiderohet partia, koalicioni, iniciativa qytetare dhe kandidate te pavarur qe kane me shume vende ne Kuvend, ne kuptim te nenit 64 (1) te Kushtetutes, se C’do tjeter parti, koalicion, iniciative qytetare dhe kandidate te pavarur qe kane marre pjese si te tille ne zgjedhje. Ky grup duhet ta propozoje Kryetarin e Kuvendit, duke respektuar dispozitat e nenit 67 (2) te Kushtetutes. Kjo eshte ajo qe parasheh Kushtetuta si grup parlamentar dhe, aq me teper, qe kjo eshte defacto ne pajtim me praktiken parlamentare ne shtetet demokratike”.
“Nje argument shtese eshte se grupi parlamentar, ne kuptimin me te ngushte te fjales (in stricto sensu), dhe sipas Rregullores se punes te Kuvendit e Shtojcave te saj, mund te regjistrohet vetem pas konstituimit te Kuvendit, pra, pas zgjedhjes se Kryetarit dhe te nenkryetareve te Kuvendit”.
Gjykata në vendimin e saj thotë se për këto arsye vendosë:
l. njezeri, te DEKLAROJE kerkesen te pranueshme;
II. me shumice votash, TE KONSTATOJE, qe:
a. mbledhja dhe procedura e ndjekur pas pezullimit te seances konstituive, me 17 korrik 2014, nga Kryesuesja, per shkak te mungeses se kuorumit, kane shkelur nenin 67 (2), ne Jidhje me nenin 64 (1), te Kushtetutes dhe Kreun III te Rregullores se punes qe zbaton keto nene;
b. Vendimi Nr. 05-V-001, i 17 korrikut 2014, eshte jokushtetues, si per nga procedura e ndjekur, ashtu edhe per nga permbajtja, pasi nuk ishte grupi me i madh parlamentar ai qe propozoi Kryetarin e Kuvendit dhe, njedhimisht, eshte i pavlefshem;
c. Seanca konstituive e Kuvendit, qe ka filluar me 17 korrik 2014, nuk eshte realizuar plotesisht, konkretisht nuk jane zgjedhur Kryetari dhe nenkryetaret e Kuvendit. Rrjedhimisht, Kuvendi duhet ta perfundoje seancen konstituive, duke zgjedhur Kryetarin dhe nenkryetaret ne pajtim me nenin 67 (2), ne Jidhje me nenin 64 (1), te Kushtetutes dhe me Kreun III te Rregullores se punes qe zbaton keto nene dhe ne pajtim me kete aktgjykim; III. T’UA KUMTOJE kete aktgjykim paleve;
IV. TA PUBLIKOJE kete aktgjykim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 2004 te Ligjit; dhe
V. Ky aktgjykim hyn ne fuqi menjehere.
Më poshtë duke klikuar në link mund të lexoni vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese: http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_119_14_shq.pdf