Kush u certifikua e kush jo? Çfarë ndodhi sot në zhvillimet dramatike e maratonike në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar për listat zgjedhore të partive politike të cilat janë dërguar në këtë institucion për certifikim për zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

Lajme

22/01/2021 23:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së pari votoi për mënyrën e votimit të certifikimit ose jo të listave të partive politike, shkruan lajmi.net.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka votuar këto lista të partive politike secilën veç e veç.

KQZ ka certifikuar listat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës por në anën tjetër nuk e ka certifikuar listën e Lëvizjes Vetëvendosje për kandidatë për deputetë.

Vlen të theksohet fakti se pa u votuar kanë mbetur edhe listat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate ku kjo e fundit nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve as si parti politike.

Për të gjitha këto vendime të marra sot nga KQZ subjektet politike do të kenë mundësinë e ankesave të cilat do të shqyrtohen në afatet e parapara ligjore.

Por, kjo mbledhje e cila ka zgjatur për mbi 7 orë është përcjellur me përplasje dhe tensione të shumta të shumta.

Fillimisht zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar nga 47 kandidatët që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës, 26 janë tërhequr nga subjektet politike.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi i tha kryetarës së KQZ-së se po tenton ta elimojë politikisht një subjekt të caktuar politik.

“Kjo është përpjekja për eliminim politik të partive të caktuara, i kuptoj rrethanat politike, tendencat, çështjen në fjalë, mirëpo po e them hapur, kjo është tendencë si e vendeve autoritare të bëhet luftë ndaj kandidatëve me besueshmërinë më të madhe”, tha Kurteshi.

Përplasje në mbledhjen e KQZ-së, Kurteshi përdorë gjuhë linçuese ndaj kryetares Valdete Daka

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Arianit Elshani i ka dhënë kryetarit të Zyrës për Certifikim të kandidatëve Yll Buleshkaj se e ka shkelur ligjin.

Elshani  bëri këto deklarata duke iu referuar rekomandimit të Zyrës për Certifikim të kandidatëve që sot tha se të gjithë kandidatët në listat përkatëse që janë dërguar në KQZ duhet të certifikohen, duke përfshirë edhe ata që bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se ata që kanë probleme me ligjin në tri vitet e fundit nuk mund të kandidohen për deputetë, shkruan lajmi.net.

Elshani tha se Buleshkaj s’mund të fshihet nga përgjegjësia ligjore dhe institucionale dhe se e ka zëvendësuar këtë përgjegjësi me simpatinë private për një parti politike.

“Kryetar, kështu. Sot me veprimin tënd dhe me dërgimin e kësaj liste, ke bërë veprimin më të rëndë dhe atentat ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor. Ti dhe ata që të kanë shtyrë ta sjellësh këtë vendim, keni bërë atentar ndaj sundimit të ligjit në Kosovë, sot ti ke vendosur që përgjegjësinë institucionale dhe ligjore ta zëvendësosh me simpatinë tënde për parti politike dhe këtë në kundërshtim me ligjin, por ti nuk mund të fshehesh nga përgjegjësia ligjore për këtë vendim, si u bë që brenda 24 orëve ke ndryshuar vendimin për certifikimin e listave”, tha ai.

Elshani i PDK-së, kryetarit të Zyrës për Certifikim: Nuk do të mund të fshihesh nga përgjegjësia ligjore

E pas vendimit për moscertifikimin e listave të lartcekura kanë reaguar subjektet politike në fjalë.

Lëvizja Vetëvendosje në reagimin e tyre kanë akuzuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka se është e ndikuar politikisht lidhur me vendimet të cilat i ka marrë.

Gjuha e Vetëvendosjes drejtuar Dakës ditëve të fundit ka qenë e ashpër pasi të njëjtit e kanë quajtur marionetë të disa subjekteve të caktuara politike dhe e kanë linçuar atë publikisht.

Moscertifikimi, Vetëvendosje reagon me gjuhë të ashpër ndaj KQZ-së dhe Valdete Dakës

Pos VV-së, reagim ka pasur edhe nga kreu i Nismës Socialdemokrate, subjekt ky i cili nuk u certifikua as si listë e as si parti politike nga KQZ-ja.

Në reagimin e Limajt gjithashtu thuhet se KQZ është ndikuar politikisht nga çarçe të caktuara.

Fatmir Limaj reagon meqë KQZ nuk e certifikoi si parti

Në anën tjetër, lajmi.net ka siguruar gjithashtu edhe listën e kandidatëve për deputetë të cilëve sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk iu lejohet të kandidojnë për deputetë pasi kanë denime për vepra penale me vendim të prerë të gjykatës në 3 vitet e fundit.

Në këtë listë janë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe njerëz të rëndësishëm të kësaj partie si Albulena Haxhiu, Liburn Aliu e Labinotë Demi-Murtezi.

Kjo është lista e kandidatëve që sipas KGJK-së janë dënuar nga gjykata për vepër penale dhe me vendim të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit:

1. GZIM JAHIROVIQ
2. MUHAMETALI MERGJOLLAR
3. JASHAR ÇUKIQ
4. RAMË MUÇA
5. AMIR DEMIROVIQ
6. LATIF BYTYQI
7. MILAN ARITONOVIC
8. BEDRIJA EJUPAGIC
9. ELDIN ETEMI
10. DJENAN ALJILI
11. ADNAN DEMIRI
12. BAJRAM FAZLJI
13. RASIM DEMIRI
14. SENAD DACIC
15. ALMIR SAITI
16. IDRIZ MURTEZI
17. DEMLUSH GUNGA
18. ALBIN KURTI
19. ALBULENA HAXHIU
20. LIBURN ALIU
21. BAJRAM MAVRIQI
22. LABINOTË DEMI MURTEZI
23. QAZIM RRAHMANI
24. FLORIM BAJRAMI
25. FADIL PODRIMJA
26. AGON ASLLANI
27. VELI HALILI
28. HASAN DOGANI
29. SHEMSEDIN DRESHAJ
30. GANI DRESHAJ
31. SHQIPE KASTRATI
32. RRAHIM AJETI
33. ARGJENT TASHOLLI
34. XHAVIT UKA
35. VESEL KRASNIQI
36. BESNIK BERISHA
37. FILLORETA BYTYQI
38. VALENTINA ALIJAJ
39. XHAFER BERISHA
40. AZIZ THAÇI
41. MUSA FETAHAJ
42. HASIME DAKA
43. FATMIR GËRDELLAJ
44. VEHBI AVDULLAHAJ
45. ENDRIT SHALA
46. ARDIAN NOKAJ
47. AVNI JANUZAJ. /Lajmi.net/ 

Këta janë kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin dhe s’iu lejohet të kandidojnë