Kush do të shpallet kampion nëse Barcelona, Atletico e Real përfundojnë me pikë të barabarta?

Çfarë do të ndodhë nëse të Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid përfundojnë sezonin në La Ligë me pikë të barabarta?

Sport

12/04/2016 10:49

Barcelona është favorite në garë për titull të kampionit në La Ligë.

Por, skuadra katalane ka pësuar dy humbje të njëpasnjëshme që e kanë afruar Atletico Madridin në tri, dhe Real Madridin në katër pikë larg kreut.

Por, çfarë do të ndodhë nëse të tria skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta?

Atëherë Barcelona do të shpallet kampione në bazë të bilancit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella, përcjell “Lajmi.net”.

Për dallim nga Premierliga ku kampioni përcaktohet me golaverazh, në La Ligë vendosin duelet e ndërsjella mes skuadrave dhe Barcelona ka bilanc më të mirë ndaj Atleticos dhe Real Madridit.