Kush po thotë se familjen Dehari e kanë marrë peng Lëvizja Vetëvendosje?!

Analisti Petrit Zogaj, ka thënë se e kupton dhimbjen e madhe të familjes Dehari, pas vdekjes së mistershme të të birit Astritit në burgun e Prizrenit, por se do të donte që ajo të mos rrethohej nga zyrtarët e Vetëvendosjes në secilën paraqitje publike.

Lajme

11/11/2016 20:05

Dehari vdiq në burgun e Prizrenit më 5 nëntor.

“Rasti Astrit Deharit është rasti më i rëndë në vitet e fundit. Por unë nuk do të doja që familjarët e Astritit të ishin të rrethuar nga zyrtarë të Vetëvendosjes. Që të hiqet ideja se fëmija biologjik është më pak i rëndësishëm se ai ideologjik dhe politik. Do të doja që ata të çliroheshin nga kjo pengmarrës që u ka bërë Vetëvendosja. Nuk besoj që një nënë dhe baba ndihet mirë me ata njerëz përreth dhe sigurisht janë nën presionin e partisë”, ka thënë Zogaj për Klan Kosova.