Kush po thotë se Casillas nuk është në formë? (Video)
Portieri Iker Casillas tregoi se ende e meriton të jetë titullar te Spanja duke bërë disa pritje fantastike në stërvitjen para ndeshjes me Bjellorusinë.
Sport
Derisa David de Gea po e kërcënon për një vend në ekipin titullar të Spanjës, Iker Casillas ka vendosur t’u tregojë të gjithëve se ende e meriton të luajë nga minuta e parë për La Roja.
Gjatë stërvitjes para duelit me Bjellorusinë, kapiteni legjendar i Real Madridit e blindoi portën duke bërë pritje të njëpasnjëshme.