Kush po ndikon në formën e dobët të Courtois?

Thibaut Courtois është në qendrën e kritikave në sezonin e tij të parë te Real Madrid.

Sport

12/03/2019 14:38

Babai i Thibaut Courtois, Thierry, ka thënë se mediat spanjolle po e kritikojnë djalin e tij pa arsye, pasi është sezoni i parë.

Sipas tij, mediat nuk kanë arsye që ta kritikojnë atë, pasi ai po e bënë më të mirën në skuadër.

“Ndjej se të gjithë po i drejtohen Thibaut,” tha Thierry Courtois për The Independent, transmeton lajmi.net.

“Shtypi spanjoll ka arsye të pabaza në kritikat ndaj djalit tim. Si baba, nuk mund ta injoroj këtë.

“Portieri është gjithmonë objektivi i parë, është pjesë e punës. Në të drejtën apo gabimin, unë ju lejoj që ta gjykoni këtë. Por pas ndeshjes kundër Ajax, ai u shënjestrua për shkak të golit të katërt edhe pse ai kishte luajtur mirë. Ky gabim i vetëm ka marrë përmasa të mëdha.

“Ka edhe gjëra personale që dalin në shtyp. Shoh qëllimet e këqija të gazetarëve te djali im. Po luftoj me këtë, por për fat të mirë Thibaut është mbi të.

“Ai e di se çfarë të bëjë dhe është i vetëdijshëm për cilësitë e tij dhe ai nuk do të dyshojë në vete.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/