Kush po i prinë garës për Këpucën e Artë të Evropës?

Lionel Messi po kryeson renditjen në garën e ashpër për Këpucën e Artë të Evropës për këtë sezon.

Sport

19/01/2019 10:19

Ylli argjentinas me 17 gola të shënuara të edicion në La Liga, i prinë garës për Këpucën e Artë me 34 pikë, duke lënë pas bashkëlojtarin e tij, Luis Suarez, që ka realizuar 14 gola.

Nga 14 gola këtë edicion kanë shënuar edhe Cristiano Ronaldo te Juventus, Pierre Emerick Aubameyang te Arsenal, Harry Kane te Tottenham, Kylian Mbappe te PSG dhe Mohamed Salah te Liverpool, shkruan lajmi.net.

Renditja pasohet nga sulmuesi Krzysztof Piatek, i cili këtë afat është pranë kalimit te Milan nga Genoa.

Kjo renditje mund të pësojë ndryshime këtë fundjavë, kur zhvillohet ndeshjet e ligave kryesore të Evropës.

Renditja:

Lionel Messi | Barcelona | 17 gola

Luis Suarez | Barcelona | 14 gola

Cristiano Ronaldo | Juventus | 14 gola

Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 14 gola

Harry Kane | Tottenham | 14 gola

Kylian Mbappe | PSG | 14 gola

Mohamed Salah | Liverpool | 14 gola

Krzysztof Piatek | Genoa | 13 gola./Lajmi.net/