Kush me kë do të luajë në gjysmëfinale?

Pas tërheqjes së shortit që përcaktoi çiftet e çerekfinales në Ligën e Kampionëve, sërish me short do të caktohen edhe ballafaqimet e gjysmëfinales.

Sport

20/03/2015 12:29

Atletico Madrid – Real Madrid, PSG – Barcelona, Porto – Bayern Munich, dhe Juventus – Monaco, janë qiftet e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Por, kush me kë të do të luajë në gjysmëfinale?

Për dallim nga disa edicione më parë kur dihej edhe rrugëtimi i mëtejmë i fituesve, tani do të jetë shorti ai që do të vendosë se kush me të do të takohet në gjysmëfinale, pas përfundimit të çerekfinales.