Dardanët janë në rrugë të mirë që të kualifikohen në Kampionatin Evropian 2020, ku kanë dy mundësi, përmes Ligës së Kombeve dhe Kualifikueseve të Euro 2020.
Në ndeshjet e fundit, lojtari që ka bartur shiritin e kapitenit tek Kosova ishte Amir Rrahmani, i cili paraqitet me skuadrën e Veronës.
Ujkani ishte lojtari që më parë mbante këtë përgjegjësi/nder tek Kosova, por ai ka humbur pozitën e titullarit nga Aro Muric.
Rrahmani, si lojtari me më së shumti paraqitje tek Kosova, ka tashmë shiritin e kapitenit. Por, a e dini kush janë pesë lojtarët me më së shumti paraqitje tek Kosova?
Më poshtë lajmi.net ua përcjell emrat e tyre, dhe numrin e paraqitjeve.
1. Amir Rrahmani |26
2. Milot Rashica |25
3. Vedat Muriqi |23
4. Mergim Vojvoda |22
5. Samir Ujkani |22 /Lajmi.net/