Kush i dha leje Gjuriqit të vizitojë Kosovën? MPJ e Qeveria i drejtojnë gishtin njëra-tjetrës

Marko Gjuriq, shefi i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, brenda qeverisë së Serbisë sot ka vizituar Kosovën.

Lajme

12/07/2019 21:51

Gjuriq ka vizituar sot Zveçanin për të inauguruar një kompleks hotelerie i cili sipas raportimeve është financuar nga Serbia.

MPJ ia ndaloi hyrjen, Gjuriq sot viziton Kosovën me leje të Qeverisë

Kjo po ndodh një javë pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës mori vendim që të mos e lejojë hyrjen në Kosovë të asnjë zyrtari serb, shkruan lajmi.net.

‘Taksë’ edhe ndaj zyrtarëve serbë, u ndalohet rreptësisht hyrja në Kosovë

Ky vendim i MPJ-së, bëri shumë zhurmë. Fillimisht, ishte kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ajo që tha se ky vendim është “lajm i rremë”, dhe se nuk ishte marrë një vendim i tillë.

Njëlloj tha edhe kryeministri Haradinaj, duke lënë të kuptohet se nuk kishte koordinim të shefit të qeverisë me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Bërnabiqi e Haradinaj në një vi me deklarata, Pacolli mori vendim pa e ditur shefi

Ndërsa, për vizitën e sotme të Gjuriqit, Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë lajmi.net një përgjigje zyrtare.

“Gjuriq e ka marrë lejen për vizitë nga Qeveria e Kosovës dhe jo nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për lajmi.net.

Në anën tjetër, lajmi.net ka kontaktuar edhe me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilët kanë thënë se për punën e lejeve duhet të pyeten nga në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Kosovës i kanë drejtuar gishtin njëra-tjetrës për vizitën e Gjuriqit në Kosovë.

Qeveri pa hierarki, kryeministri Haradinaj nuk po pyetet fare nga ministrat

Vlen të theksohet se ndalim të hyrjes në Kosovë ka marrë edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, pasi po konsiderohet se qëllimet e tij janë provokuese. /Lajmi.net/