Kush fitoi në Prizren, sipas Zafir Berishës

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, thotë se në Prizren ka fituar krimi dhe korrupsioni dhe mbeturinat e regjimit kriminal të Serbisë. Ai e quajti fitoren e Ramadan Mujës si “Fitore të Pirros”.

Lajme

02/12/2013 14:05

Kryetari i partisë së tretë më të madhe në Prizren, Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, një ditë pas humbjes së koalicionit të tij, thotë se Prizreni e humbi mundësinë për ndryshim si rezultat i dhunës mbi qytetarët.

“Prizreni e humbi mundësinë për ndryshime si rezultat i dhunës që ndodhi mbi qytetarët dhe votën demokratike ku me ndihmën e njësive para politike të cilët në vazhdimësi kanë dëmtuar rëndë imazhin e qytetit të Prizrenit.

“Më 1 dhjetor “Fitoi” i pandehuri për krim dhe korrupsion si dhe për shkelje ligjore, Ramadan Muja, ku dha një mesazh shumë të dëmshëm edhe para faktorit ndërkombëtar të cilët ishin të interesuar që të triumfoi demokracia edhe në Prizren sikur në shumë qytete tjera”.

Berisha në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se për partinë e tij dhe votuesit e kësaj partie ka fituar krimi dhe mbeturinat e regjimit kriminal të Serbisë.

“Për Bashkimin Demokratik dhe votuesit tanë më 1 dhjetor fitoi krimi dhe korrupsioni dhe mbeturinat e regjimit kriminal të Serbisë të cilat janë fshehur nën ombrellën e PDK’së dhe të koordinuar me stilin e tyre”.

“Prizrenit ja dhanë një hije të keqe për të cilën qytetarët dhe simpatizantët e BD’së bashkë me strukturat duhet të jenë të vendosur në angazhimin tonë për liri dhe demokraci në qytetin e Prizrenit”.

Zafir Berisha ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë duke shprehur se do të angazhohet bashkërisht me ta, pavarësisht sfidave që do u dalin përpara.