Kush është vajza në krah të Adrian Gaxhës?! (Foto)

Të Shtunën në Prive, në një rrëfim të rrallë, Adrian Gaxha foli gjerë e gjatë për jetën e tij private.

ShowBiz

04/10/2016 08:15

Ai zbuloi se për mbi një vit, ai ka qenë në një lidhje sekrete me një vajzë nga Franca, me të cilët gjërat i ka përfunduar rreth tre muaj më parë duke qenë tashmë single.

Por, të paktën paraqitjet në publik, Adriani nuk po i bën si i tillë.

Në adresë të Prive.al sonte ka ardhur një fotografi që shfaq sipas gjasave, këngëtarin e njohur përkrah një femre në një prej qendrave më të mëdha tregtare të Shkupit.

Ndryshe, edhe gjatë verës patëm raportuar me foto tjera paparazzi që shfaqnin këngëtarin tejet të afërt në zonën përkrah Vardarit nën shoqërinë e një femre. Se cila është e vërteta, aktualisht nuk dihet. /Prive.al/