Kush është Uran Bislimi, futbollisti që refuzoi dy herë Kosovën

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala tha se futbollisti Uran Bislimi e ka refuzuar dy herë ftesën e “Dardanëve”. Shala në konferencën e sotme për media theksoi se Kosova nuk do të ftojë më Bislimin, ndërsa nuk kurseu kritikat për të, shkruan lajmi.net. “Uran Bislimi e ka refuzuar Kosovën. E ka refuzuar përmes klubit,…

Sport

20/03/2023 14:22

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala tha se futbollisti Uran Bislimi e ka refuzuar dy herë ftesën e “Dardanëve”.

Shala në konferencën e sotme për media theksoi se Kosova nuk do të ftojë më Bislimin, ndërsa nuk kurseu kritikat për të, shkruan lajmi.net.

“Uran Bislimi e ka refuzuar Kosovën. E ka refuzuar përmes klubit, nuk ka pasur guxim të refuzonte vetë Kosovën. Ai për herë të dytë në tri grumbullime e refuzoi ftesën tonë. Nuk ka treguar respekt. Nuk do të ftohet më”, tha Bajram Shala në konferencë për media.

Por, kush është Uran Bislimi?

Uran Bislimi ka lindur më 25 shtator të vitit 1999 në qytetin e Baselit të Zvicrës.

Ai tani është 23-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit qendror.

Bislimi karrierën si futbollist e ka nisur te grupmoshat e reja të Baselit, ndërkaq në vitin 2019 u transferua te skuadra tjetër zvicerane Schaffhauseni.

Aktualisht, Bislimi është pjesë e skuadrës së Luganos që bën gara në Superligën e Zvicrës.

Vlera e Uran Bislimit, sipas të dhënave të “transfermarkt.com” është 400 mijë euro./Lajmi.net/