Kush është Sturridge?

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është vërtetë i veçantë, me lojën e tij të jashtëzakonshme në fushë dhe deklaratat në media. I pyetur se cilën dyshe sulmuese të Premierligës e preferon, mes Robin van Persie dhe Wayne Rooney nga Manchester United, dhe Luis Suarez e Daniel Sturridge nga Liverpool, ylli suedez u përgjigj shkurt:…

Sport

04/11/2013 19:00

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është vërtetë i veçantë, me lojën e tij të jashtëzakonshme në fushë dhe deklaratat në media.

I pyetur se cilën dyshe sulmuese të Premierligës e preferon, mes Robin van Persie dhe Wayne Rooney nga Manchester United, dhe Luis Suarez e Daniel Sturridge nga Liverpool, ylli suedez u përgjigj shkurt: “Kush është Sturridge”.

Ibrahimovic ndoshta mund të ketë bërë shaka pasi së paku këtë edicion ka pasur qka të bëjë për sulmuesin e Liverpoolit i cili së bashku me uruguaianin ka formuar një dyshe të rrezikshme.

Reprezentuesi anglez është aktualisht golashënuesi më i mirë në Premierligë me 8 gola.