Kush është Salih Devolli?

Salih Devolli është njeriu që pretendon se ka negociuar me njërin nga kriminelët më të kërkuar në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviq, për heqjen e barrikadës në urën e lumit Ibër.

Lajme

25/06/2014 00:37

Kush është në fakt Salih Devolli?
 
Duket se \”heroi\” i Mitrovicës nuk ka një të kaluar të pastër.
 
Sipas shkrimeve të shtypit kosovar, ai në vitin 2012 është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg për një vrasje dhe plagosje në Pejë, që e kishte bërë në vetëmbrojtje.
 
Vrasja dhe plagosja janë kryer në muajin prill 2012 në Pejë, në hyrje të qendrës tregtare “Burma”, derisa ishte sulmuar nga dy persona të maskuar.
 
Një kolegj gjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Pejë e ka dënuar atë në muajin tetor 2012 me 3 vjet e gjysmë burg. Me tre vjet burgim është dënuar për veprën penale të tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme, me një vit për armëmbajtje pa leje, ndërsa dënimi unik për dy veprat ishte 3 vjet e 6 muaj burg efektiv.
 
Menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit atij i është hequr edhe masa e paraburgimit që atë e lë në liri deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
 
Kompania \”Devolli Group\” ka sqaruar se Salihu është vetëm i afërm i pronarëve dhe nuk ka asnjë lidhje me kompaninë.
 
Salih Devolli figuron të ketë kryer kolegjin Dukagjini në Pejë në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, kurse sipas të dhënave në internet ka kryer edhe masterin në Universitetin Ndërkombëtar të Travnikut (Bosnjë e Hercegovinë).