Kush është Naim Qelaj, Avokati i Popullit?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot kanë zgjedhur Naim Qelajn, Avokat të Popullit.

Lajme

28/09/2020 14:03

Me 69 vota pro, Naim Qelaj është zgjedhur Avokat i Popullit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.

Mirëpo kush është Naim Qelaj?.

Ai është avokat nga Prizreni mirëpo, Qelaj është edhe pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Qelaj gjatë kohës së Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Drejtësisë dhe në këtë post ishte emëruar nga vetë Haradinaj.

Po ashtu, Qelaj ka qenë edhe koordinator nacional nga dhuna në familje.

Theksojmë se Qelaj pasi që të jap betimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ai do ta  marrë postin e Avokatit të Popullit të cilin do ta mbajë për pesë vite. /Lajmi.net/