Kush është mashkulli dorë për dore me Rita Orën? (Foto)

Rita Ora është parë duke dalë nga koncerti i Chris Brown dorë për dore me një mashkull.

ShowBiz

19/09/2015 23:24

Rita prej kur e ka përfunduar lidhjen e saj me Ricky Hill, është vazhdimisht në vëzhgim të mediave dhe pre e thashethemeve për ndonjë romancë të re të mundshme.

Është thënë se ajo ka diçka me Chris Brown pas bashkëpunimit, më pas me Wiz Khalifan e tani e kanë fotografuar dorë për dore me një mashkull tjetër, transmeton lajmi.net.

TMZ ka aluduar që kjo mund të jetë një lidhje e re për Ritën por në të vërtetë, Rita është shumë e afërt me miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj dhe ky mund të jetë një nga silistët e saj, i cili madje thuhet se është homoseksual./lajmi.net

0919-rita-ora-splash-03