Kush është lojtari më i nënvlerësuar në Evropë?

Në botën e futbollit ka gjithmonë lojtarë të cilët gëzojnë komente nga më të mirat për paraqitjet dhe sukseset e tyre.

Sport

05/03/2019 17:42

Në anën tjetër, ekziston edhe një pjesë e lojtarëve që pavarësisht performancave, mbesin në hije dhe nuk marrin vëmendjen e publikut.

Kjo ka shtyrë ‘Marca’ në versionin online që të hap një sondazh për lojtarin më të nënvlerësuar në Evropë.

Në këtë listë, si lojtarë të nënvlerësuar janë Fernandinho (Man City), Ander Herrera (Man Utd), Rui Patrico (Wolves), Bernardo Silva (Man City), Robertson (Liverpool), Kalidoi Koulibaly (Napoli), Fabinho (Liverpool), Cesar Azpilicueta (Chelsea), Samir Handanovic (Inter) dhe Witsel (Borussia Dortmund)

Kur kanë votuar 28 mijë persona, mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, me 23 për qind, është votuar si lojtari më i nënvlerësuar./Lajmi.net/