Kush është kush në zgjedhjet e Gjermanisë?
Angela Merkel apo Peer Steinbrueck, kush do t’i fitojë zgjedhjet në Gjermani, të cilat mbahen këtë të diel? Një pasqyrë e profileve të faktorëve politikë në Berlin.
Bota
Kancelarja Angela Merkel është duke kërkuar një mandat të tretë në zgjedhjet e Gjermanisë që do të mbahen të djelën, ku ajo do të ballafaqohet me rivalin e saj të qendrës së majtë Peer Steinbrueck. Liderët e partive të vogla do të luajnë rol se si do të duket qeveria e ardhshme gjermane. Këtu është vështrimi i lojtarëve të mëdhenj.
Angela Merkel, 59 vjeçare: Kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005, gruaja e parë e cila u bë udhëheqëse e vendit, dhe liderja e parë e cila u rrit në Gjermaninë lindore komuniste. Ajo gjithashtu theu proceset qeverisëse me dy koalicione të ndryshme: ‘një koalicion të madh’, të djathtë dhe të majtë në mandatin e saj të parë dhe atë të qendrës së djathtë, aleancë për katër vitet e fundit.
Merkel ka ngritur lart popullaritetin e saj të fortë si një udhëheqëse kombëtare dhe drejtuese e Gjermanisë gjatë krizës financiare të vitit 2008 duke mbrojtur gjermanët nga kriza e borxhit të eurozonës. Kjo dallon shumë me imazhin e saj negativ në shumë vende të Europës ku ajo shihet si zbatuese e shkurtimit të dhimbshëm të shpenzimeve dhe reformave jopopullore ekonomike.
Peer Steinbrueck, 66 vjeçar: Sfiduesi social- demokrat Merkel-it, partia kryesore e qendrës së majtë të Gjermanisë. Steinbrueck ishte konsideruar si ministër i mirë i financave gjatë mandatit të parë të Merkel-it dhe ishte bashkëdrejtues i saj në luftën kundër krizës financiare të vitit 2008.
Steinbrueck shërbeu në qeverinë e Gjermanisë Perëndimore të Helmut Schmidt në fund të vitit 1970, pastaj më vonë mbajti një varg pozita në qeveritë rajonale; ai ishte guvernatori i Nord Rhine- Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë, gjatë viteve 2002-2005, para humbjes në zgjedhjeve atje.
Steinbrueck ka kultivuar një imazh të të folurit qartë, duke thënë kur ishte ministër i financave se Zvicra fqinje u përball me kërcënimin e ‘kalorësisë’ në një mosmarrëveshje mbi asetet e Gjermanisë të padeklaruara në bankat zvicerane. Imazhi i tij jo gjithmonë ka pasur efekt të dëshiruar: pak para zgjedhjeve, ai mori kritika, kur një revistë botoi një foto të tij duke pozuar me gishtin e tij të mesëm, si përgjigje të një pyetje në lidhje me gafet e fushatës.
Philipp Roesler, 40 vjeçar: Në qeverinë e Merkelit si zëvendës ministër i Ekonomisë që nga viti 2011, lider i Partisë së Lirë Demokratike pro- tregut të lirë, partner i vogël në qeverinë e koalicionit.
Roesler u bë lider pasi partia e tij pati një fillim të kritikuar shumë për kohën e saj në qeveri, duke dështuar të sigurojë shkurtimet e premtuara të taksave. Ai punoi shumë për ta kthyer fatin e asaj partie por një performancë e papritur në janar gjatë zgjedhjeve të vendit, bëri që ai t’i zmbrapste kritikat dhe neutralizonte përfaljet për një ndryshim tjetër në udhëheqjen e partisë. Roesler portretizon partinë e tij si një mburojë kundër rritjeve të taksave dhe një qasje më të butë ndaj krizës së borxhit të eurozonës.
Roesler u lind në Vietnam dhe është i adoptuar nga një çift gjerman që kur ishte foshnje.
Juergen Trittin, 59 vjeçar: figura kryesore e Partisë së Gjelbër ambientaliste, aleat i social- demokratëve të Steinbrueck. Ministër i Mjedisit nga viti 1998- 2005 nën drejtimin e Kancelarit Gerhard Schroeder, atëherë kur Gjermania vuri në lëvizje planet për ta larguar energjinë bërthamore.
Trittin iu bashkua të gjelbërve në vitin 1980, viti kur u themelua kjo parti. Ai është favorit me prirje të majtë bashkë më aktivistët, të cilët e zgjodhën atë krahas Katrin Goering- Eckardt për ta drejtuar fushatën zgjedhore të këtij viti. Ai është bashkëdrejtues i grupit parlamentar të të gjelbërve.
Gregor Gysi, 65 vjeçar: Ish- komunisti më i njohur në Gjermani. Një nga personat kryesorë prapa themelimit të Partisë së Majtë në vitin 2005, një shkrirje e komunistëve të Gjermanisë Lindore dhe radikalëve tjerë majtistë që ka përfituar nga pakënaqësia ndaj mirëqenies dhe reformat në tregun e punës gjatë dekadës së fundit.
Karizmatiku Gysi thotë se partia e tij është e vetmja që qëndron jashtë “konsensusit të salcës” të politikës gjermane, por gjithashtu ka një dell të fortë pragmatik- ai mori ish- komunistët në qeverinë rajonale të Berlinit para një dekade dhe për një kohë të shkurtër shërbeu si Ministër i Ekonomisë atje. Megjithatë, partia e tij, e cila është më e fortë në Gjermaninë lindore ish- komuniste, ka shpërthyer në kundërshtimet e veta në rang kombëtar dhe duket e pa gjasë për të hyrë në ndonjë qeveri federale.