Kush është Jack Smith, kryeprokurori i ri i Speciales?

Për 16 vjet ishte pjesë e departamentit të drejtësisë në SHBA.

Lajme

01/05/2018 21:31

Por, shtatorin e vitit të kaluar, prokurori Jack Smith, la këtë post, pa shumë detaje se ku do ta vazhdoi karrierën, vetëm duke thënë i është ofruar një mundësi tjetër e jashtëzakonshme.

Tani 8 muaj pas këtij vendimi, Klan Kosova merr vesh se amerikani Smith do të jetë kryeprokuror i Gjykatës Speciale, duke zëvendësuar David Schwediman, i cili u largua nga kjo pozitë në mars.

Por, që ai ta marr këtë detyrë i duhet aprovimi i misionit evropian në Kosovë, të cilit mandati i kalon brenda 6 javësh.

Andaj, paneli i Eulex-it, duhet të vendos për Smith brenda 5 javëve të ardhshme.