Kush është Ibrahim Dresheviq dhe Yildren Ibrahimaj, dy emrat e rinj që do ta veshin fanellën e Kosovës

Para pak momenteve, Përfaqësuesja e Kosovës edhe zyrtarisht e publikoi listen për dy ndeshjen e qershor, atë ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Sport

22/05/2019 12:53

Por trajneri Bernard Challandes ka befasuar me dy prurjet e reja. Bëhet fjalë për Ibrahim Dresheviq dhe Yildren Ibrahimaj.

Dyshja janë të ftuar për herë të parë në grumbullimin e ‘Dardanëve‘, por më poshtë do ju njohim me profilin e tyre të plotë, shkruan lajmi.net.

Ibrahim Dresheviq

Ibrahim Dresheviq ka lindur më 24 janar të vitit 1997 në Suedi.

Karrierën e hershme e nisi te skuadra e Norrby, për të kaluar më pas te Elfsborg. Këta të fundit e promovuan në ekipin e parë Dresheviqin, i cili ka bërë 31 paraqitje.

Por 22-vjeçari ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar këtë vit te Heerenven, ku ka bërë 6 paraqitje.

Ai ka përfaqësuar edhe skuadrën e moshave të Suedisë U17 dhe U19.

Dresheviq luan në pozitën e qendërmbrojtësit.

Yildren Ibrahimaj

Yildren Ibrahimaj ka lindur më 24 dhjetor të vitit 1995 në Norvegji.

Karrierën si një i ri, Ibrahimaj e nisi te Grane, por në vitin 2012 skuadra e Arendal e transferoi atë.

Tek ky klub ai qëndroi për pesë vite, duke bërë 129 paraqitje.

Në janarit e vitit 2018, ai kaloi te Mjondalen, ndërsa në verë kompletoi transferimin te Viking.

23-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror. /Lajmi.net/