Kush është Hekuran Nikçi, Kryeinspektori i emëruar jashtëligjshëm nga Qeveria Kurti që po hetohet për disa vepra?
Hekuran Nikçi ishte bërë emër më i njohur në publik më tepër për mënyrën se si qëndroi në krye të Inspektoratit të Punës jashtëligjshëm, se sa për ndonjë punë të kryer aty. Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Nikçi ,i cili ishte emëruar në këtë pozitë kundër ligjshëm me vendim të kryeministrit Albin Kurti është shoqëruar…

Lajme
Hekuran Nikçi ishte bërë emër më i njohur në publik më tepër për mënyrën se si qëndroi në krye të Inspektoratit të Punës jashtëligjshëm, se sa për ndonjë punë të kryer aty.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Nikçi ,i cili ishte emëruar në këtë pozitë kundër ligjshëm me vendim të kryeministrit Albin Kurti është shoqëruar sot në stacion policor për t’u intervistuar si i dyshimtë.
Sipas Prokurorisë, Nikçi dyshohet për disa vepra si : Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar e keqpërdorim i pasurisë.
Bashkë me të sot u intervistua edhe Naim Shalaku i njohur si u.d Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës. Naim Shalaku është edhe kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Dardhishtë. Të paktën kështu e dëshmojnë disa postime të mëhershme në rrjete sociale.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, e njofton opinionin publik, se sot, me datë 27.02.2025, nga Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare – Njësia kundër Pastrimit të Parave në kuadër Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, janë intervistuar të dyshuarit Hekuran Nikçi, Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës në Republikën e Kosovës dhe Naim Shalaku, U.D Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës, të cilët me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”,thuhet në njoftimin për media.
Nikçi vazhdoi të drejtojë pozitën që kishte pavarësisht se Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Gjykata Supreme njëzëri bën të ditur se ajo po drejtohet kundërligjshëm dhe se ai ishte kundërligjshëm në këtë pozitë.
Me propozim të ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës kishte emëruar Hekuran Nikçin si Kryeinspektor të Inspektoratit të Punës.
Pas një monitorimi të jashtëzakonshëm në këtë ministri, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës pati konstatuar se emërimi është bërë në kundërshtmi me ligjin në fuqi për zyrtarët publik.
Sipas vendimit të Këshillit, për këtë pozitë kishte ishte shpallur fare konkurs publik, i cili kërkohet me Ligjin për Zyrtaret Publik.
Këshilli kishte konstatuar se pozita e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës hyn në kategorinë e pozitave të nivelit të lartë drejtues në kuadër të shërbimit civil, dhe si e tillë i nënshtrohet regjimit juridik të Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Pavarësisht vendimit të këshillit, Qeveria e Kosovës ka vazhduar ta mban në këtë pozitë Hekuran Nikçin.
Madje, Ministria e Financave kishte vendosur që këtë vendim ta sfidonte në gjykatë.
Fillimisht, ministria kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ta shtynte ekzekutimin e vendimit të Këshillit, por gjykata kishte refuzuar një gjë të tillë.
Më pas, ministria ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, por edhe kjo e fundit kishte vlerësuar se kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të vendit është e pabazuar.
Në këtë mënyrë, Qeveria Kurti për afro dy vite po e mban kundërligjshëm Hekuran Nikçin në Pozitën e Kryeinspektorit të Punës.
Por siç duket Nikçi përgjatë kohës sa po drejtonte këtë inspektorat shumë të rëndësishëm, pati edhe shkelje të tjera.
Kësisoj atij sot iu desh të përgjigjen në pyetjet e zyrtarëve policorë të cilët hetojnë rastet e korrupsionit në vend.
Albanian Post kishte siguruar e-mailat në të cilët Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, kishte qortuar Shefin e Inspektoratit të Punës në Rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliun, pasi ky i fundit kishte bashkëpunuar me prokurorinë dhe policinë e krimeve ekonomike për të gjurmuar linjat kriminale të kompanisë së Milan Radojiçiç-it, RAD d.o.o.
Në e-mailat që ekskluzivisht i kishte siguruar AP, kuptohej se si Nikçi fillimisht kishte kërkuar llogari se përse institucioni bashkëpunoi me hetuesit policorë dhe më pas kishte kërcënuar Shefin e Inspektoratit të Punës në Rajonin e Mitrovicës se do t’i jepte nota të dobëta në vlerësimet për vitin 2024 – vlerësime që mund të çonin deri në largimin e tij nga puna.
Krejt kjo, pasi ai kishte autorizuar dërgimin e dokumenteve që policia i kërkonte për të hetuar linjat financiare të kompanisë, përmes së cilës Radojiçiç fitonte tenderë nga Qeveria e Kosovës, Serbia dhe Bashkimi Evropian, duke shpëlarë para për të financuar veprimtarinë terroriste të grupit të tij.
Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë njoftoi se Nikçi dhe Shalaku janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar, ndërsa pritet që shpejtë të merret vendimi për masën tjetër ndaj tyre.
“Me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari H. N., i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari N. Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”/Lajmi.net/