Kush është Greg Delawie, ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë
Më 3 mars të këtij viti, Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama nominoi Greg Delawie Ambasador të ri në Kosovë. Nëse nominimi i tij aprovohet, atëherë Delawie do të filloj punën si ambasador, për herë të parë, pas një karriere të gjatë në politikën e jashtme amerikane.
Lajme
Siç shkruan në biografinë e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë amerikane Delawie është nga San Diego, ku babai i tij, Homeri, ishte një arkitekt i mirënjohur modernist. Delaeie studioi në Harvard, ku u diplomua për ekonomi në vitin 1980.
Në vitet e para të shërbimit të tij në Departamentin e Shtetit, ai shërbeu në Ankara të Turqisë, në Frankfurt të Gjermanisë; dhe po ashtu detyrat të tjera të tij përfshijnë zyrtar në Washington për Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Ai po ashtu ka punuar në politikën e burimeve njerëzore dhe të sigurisë së aviacionit.
Prej vitit 1994 deri më 1996, Delaeie ka qenë zëvendësshef në Divizionin për Tregti dhe Punë Bilaterale në Zyrën e Byrosë për Çështje Ekonomike dhe të Biznesit. Më pas ai shkoi në ambasadën amerikane në Romë, në cilësinë e këshilltarit për ekonomi. Pas kësaj, Delawie u kthye në Washington ku punoi në Byronë e Burimeve Njerëzore dhe në qershor të vitit 2001 u emërua drejtor i zyrës për koordinimin e zyrës, post të cilin e mbajti deri në korrik të vitit 2003.
Delaeie në gusht të vitit 2004, shkoi jashtë shtetit, ku morri postin e zëvendës shefit të misionit në Zagreb të Kroacisë. Në gusht të vitit 2007 ai u kthye në SHBA dhe mori postin e drejtorit të Byrosë për Çështje Bilaterale të Tregtisë pranë Zyrës së Byrosë për Çështje Ekonomike dhe të Biznesit si dhe drejtori i Politikave të tregtisë dhe programeve. Ai gjithashtu promovoi marrëveshjen e tregtisë së lirë me Korenë e Jugut, Kolumbinë dhe Panamanë, transmeton lajmi.net.
Një vit më vonë, Delawie u emëruar zëvendës-ndihmës sekretarë në Byronë për Çështje Politiko-Ushtarake, ku ai ishte përfaqësues i Grupit të Kontaktit për Pirateri për brigjet e Somalisë. Ai gjithashtu udhëhoqi bisedimet me Vietnamin mbi sigurinë rajonale, bashkëpunimin ushtarak dhe çështjet humanitare.
Në gusht të vitit 2009, Delawie morri postin e zëvendës shefit të misionit në Berlin, ku shërbeu deri në korrik të vitit 2012 dhe më pas u kthye në Washington dhe u emërua zëvendës-ndihmës sekretar për siguri, teknologji evropiane dhe verifikim për zbatimin në Byronë e Kontrollit të Armëve, Verifikimit dhe Pajtueshmërisë, ku momentalisht akoma shërben, teksa pret konfirmimin e Senatit për tu deleguar në postin e ambasadorit në Kosovë. Ai është përgjegjës për Zyrat euroatlantike për Çështjen e Sigurisë, Verifikimit, Planifikimit si dhe për Qendrat e Reduktimit të rrezikut bërthamor.
Greg Delawie flet rrjedhshëm gjuhën gjermane, italiane, kroate dhe turke. Bashkëshortja e tij, Vonda, e cila po ashtu është zyrtare në politikën e jashtë, aktualisht punon në Byronë për Zbatimin Ndërkombëtarë të Ligjit të Narkotikëve. Çifti Delaëie ka dy fëmijë.
Nëse Senati amerikan konfirmon nomiminim e tij për ambasador në Kosovë, ai pritet të zëvendësoj ambasadoren Treacy Ann Jacobson, e cila morri këtë post në vitin 2012. (lajmi.net)