Kush është 19-vjeçari shqiptar që debutoi këtë fundjavë në Bundesligën gjermane

Eniss Shabani është shqiptari i radhës që ka debutuar në Bundesligën e Gjermanisë. Mesfushori është pjesë e Mainzit, teksa bëri paraqitjen e tij të parë në elitën e futbollit gjerman. 19-vjeçari luajti nga minuta e 81-të në duelin ndaj Eintracht Frankfurtit të vlefshëm për javën e 32-të të Bundesligës, teksa skuadra e tij u mposht…

Sport

14/05/2023 09:03

Eniss Shabani është shqiptari i radhës që ka debutuar në Bundesligën e Gjermanisë.

Mesfushori është pjesë e Mainzit, teksa bëri paraqitjen e tij të parë në elitën e futbollit gjerman.

19-vjeçari luajti nga minuta e 81-të në duelin ndaj Eintracht Frankfurtit të vlefshëm për javën e 32-të të Bundesligës, teksa skuadra e tij u mposht me rezultatin 3:0. Shabani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 81-të.

Vlen të theksohet se te vendasit e Frankfurtit, portieri shqiptar Diant Ramaj qëndroi në stol.

Për sa i përket Shabanit, 19-vjeçari, në të kaluarën është aktivizuar 1 ndeshje me kombëtaren U-16 të Gjermanisë dhe një me U-19.

Përveç pasaportës gjermane, mesfushori disponon edhe pasaportën kosovare./Lajmi.net/