Kush do të jetë Topi i Artë i Botërorit?

Kampionati botëror është në fazën përfundimtare. Andaj, FIFA ka publikuar zyrtatisht emrat e dhjetë kandidatëve në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të garës.

Sport

11/07/2014 21:28

Derisa Kampionati botëror në Brazil është në prag të përfundimit, FIFA ka publikuar zyrtarisht emrat e dhjetë futbollistëve në garë për Topin e Artë të Adidasit, që i ndahet lojtarit më të dalluar të garës.

Kandidatët janë përzgjedhur nga anëtarët e Grupit të Studimit Teknik të FIFA-s që përbëhet nga ekspertë të ndryshëm e që kanë ndjekur me vëmendje duelet e Botërorit.

Kandidatët: Angel Di Maria (Argentinë), Mats Hummels (Gjermani), Toni Kroos (Gjermani), Philipp Lahm (Gjermani), Javier Mascherano (Argjentinë), Lionel Messi (Argjentinë), Thomas Muller (Gjermani), Neymar (Brazil), Arjen Robben (Holandë), James Rodriguez (Kolombi).