Kush do të jenë moderatorët e rinj të ‘Proçesit Sportiv’?

‘Surprizat’ dhe lëvizjet në Top Channel duket se s’kanë patur të sosur.

ShowBiz

31/08/2016 08:42

Java ka qenë e mbushur me ndryshime. Këtë herë bëhet fjalë për emisionin sportiv ‘Proçesi sportiv’ me moderatorë Edi Manushin dhe Marina Vjollcën. Diskutohej se një nga moderatorët do të largohej por vetë Manushi është shprehur se do të ketë ndryshime vetëm tek pjesa e panelit e cila përbëhet nga specialistë futbolli, opinionistë etj.

Emisioni starton në shtator në të njëjtë kohë kur starton edhe gara për kampionatin e Kategorisë Superiore.