Kush do ta qeverisë Tiranën, Veliaj apo Kosova, dalin rezultatet e para
Vijon procesi i numërimit të votave që prej mbrëmjes së djeshme. ASHE (e majta) ka tashmë të konfirmuar bashkinë e parë të fituar, atë të Pustecit.
Lajme
Kandidati i socialist ka marrë 2076 vota ndërsa kandidati i djathtë 488 vota.
Në avantazh ka kaluar edhe kandidati socialist për Tiranën Erion Veliaj.
Nga numërimet deri në orët e para të mëngjesit të sotëm Veliaj ka 3384 vota ndërsa kandidati i PD-së Halim Kosova 2525.
Numërimi vazhdon në pjesën më të madhe të bashkive të vendit ndërkohë që vetëm në disa prej tyre numërimi nuk ka filluar ende.
Pusteci ishte Bashkia e pare qe nisi procesin e numërimit të votave për zgjedhjet lokale 2015-të. KQZ-ja deklaroi se në rang vendi pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 48%.